Connect with us

Të gjithë e dinë shijen e puthjes, por jo SEMUNDJEN që përhap!!!

Kuriozitete

Të gjithë e dinë shijen e puthjes, por jo SEMUNDJEN që përhap!!!

Munonukleoza infektive, e njohur edhe si sëmundja e puthjes, është një sindromë klinike që karakterizohet nga faringiti, temperatura e lartë dhe zmadhim i gjëndrave limfatike.

Transmetohet nëpërmjet sekrecioneve orale, ndërkohë që zgjat 30-50 ditë. Fillimi mund të jetë i papritur dhe i ashpër, dhe zakonisht simptomat janë të dridhura, djersitje, temperaturë e lartë që mund të arrijë deri dhe 40 gradë, anoreksi, këputje dhe lodhje e theksuar. Ndërkohë që prezente është edhe dhimbja e kokës (më e shprehur rreth syve), dhimbja e muskujve dhe ndjesinë e barkut të fryrë (tejngopje). Haset kryesisht tek fëmijët, adoleshentët dhe moshat e reja, ndërkohë që prek më shumë racën e bardhë. Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.3 tregon për Gazetën “Shekulli” se ka raste ku personi e mbart këtë sëmundje gjatë gjithë jetës.

Doktoreshë, çfarë është munonukleoza infektive?

Mononukleoza infektive është një sindromë klinike që karakterizohet nga faringiti, temperatura, linfoadenopatia (zmadhimi i gjendrave limfatike) dhe prania e limfociteve jotipike në gjakun periferik.  Infeksioni primar nga Epstein–Barr Virus (EBV) është shkaktari më i shpeshtë në këtë sindromë. EBV është herpes-virus i kudondodhur. Infeksioni nga ky herpes-virus është i zakonshëm dhe i përhapur në të gjithë botën. Gjendet më shpesh tek fëmijët dhe kryesisht në adoleshencën e hershme. Në disa raste EBV është shkaktar i disa sëmundjeve malinje, si Burkitts limfoma, sëmundja limfoproliferative, limfoma Hoxhkins etj. Madje, në disa studime është gjetur lidhje midis EBV dhe sëmundjeve autoimune si skleroza e shumëfishtë.

Si përhapet kjo sëmundje?
Infekioni primar me EBV rezulton nga ekspozimi me sekrecionet orale tek personat seropozitiv nëpërmjet puthjes, ndarjes së ushqimit (hamë me të njëjtën lugë apo ndajmë me kafshata një herë njëri, një herë tjetri)  ose me kontakte të tjera intime. EBV është një herpes-virus që mund të qëndrojë gjithë jetën i heshtur në limfocitet B. Ky virus mund të shumohet në epitelin oral dhe është i pranishëm në pështymë edhe tek individët seropozitiv asimptomatik (pa shenja klinike), pra mbizotëron infektimi nga kontakti me pështymën e infektuar nëpërmjet puthjes. Seroprevalenca i afrohet 95% në të rriturit dhe është e përhapur në të gjithë botën. Tek fëmijët e vegjël është zakonisht asimptomatike ose sëmundje jo specifike. Frekuenca e shfaqjes së infeksionit rritet me moshën ku 50% e infekionit primar është tek adoleshentët. Prevalenca e përhapjes është e njëjtë si tek femrat, ashtu edhe tek meshkujt, megjithëse është vërejtur që tek femrat shfaqet 2 vjet më herët se tek meshkujt. Prek më shumë racën e bardhë se njerëzit me ngjyrë.Tek personat që kalojnë këtë sëmundje gjendet EBV deri një vit pas kalimit të mononukleozës infektive tek pështyma, por ka edhe raste që e mbartin tërë jetën e tyre.

Me çfarë simptomash shoqërohet?
Tek fëmijët e vegjël zakonisht është asimptomatike, ndërsa tek adoleshentët zakonisht mund të kalojë në forma të lehta të saj.Në shumicën e rasteve infeksioni i mononukleozës infektive konsiston në triadën: dhimbje fyti, temperaturë dhe zmadhim të gjëndrave. Zgjat 30 deri në 50 ditë dhe ka një periudhë inkubacioni deri në 36 ditë para shfaqjes së shenjave klinike. Fillimi mund të jetë i papritur dhe i ashpër, dhe zakonisht simptomat janë të dridhura, djersitje, temperaturë e lartë që mund të arrijë deri dhe 40 gradë, nxehtësi të trupit, anoreksi, këputje e lodhje e theksuar. Ndërkohë që prezente është edhe dhimbja e kokës (më e shprehur rreth syve), dhimbja e muskujve dhe ndjesinë e barkut të fryrë (tejngopje). Temperatura shfaqet tek 90% e pacientëve me infeksion të mononukleozës infektive dhe zakonisht është 38 gradë, por siç e theksuam dhe më lart, mund të vejë dhe 40 gradë. Kjo zgjat 10 deri 14 ditë, por pas një pauze rreth një javë, mund të kemi dhe rikthim të temperaturës.

Cilat janë ndërlikimet më të rënda?

Rashi në lëkurë, i cili mund të jetë makular, petekial skarlatiform, në formë urtikarje ose eriteme multiforme.  Kjo gjendet në 5 % të pacientëve, por mund të kemi një eritemë makulopapulare dhe të kruajtura në 90 – 100 % të rasteve që marrin ampicilinë ose amoksicilinë. Rashi mund të zgjasë 3 deri në 4 ditë. Adenopatia cervikale (zmadhimi i gjëndrave) manifestohet në 80 deri 90 % të pacientëve ku kemi rritje të limfonodulave cervikale të qafës dhe submandibular poshtë mjekrës, si dhe aksilar të sqetullave. Hepatomegalia, zmadhimi i mëlçisë ndodh në 10 % të rasteve. Splenomegalia, është më e shpeshtë, ndodh pas javës së parë të sëmundjes dhe regredon 7 deri në 10 ditë. Anemia hemolitike autoimune e cila shfaqet javën e dytë ose të tretë të sëmundjes dhe vazhdon 1 deri 2 muaj pas saj. Trombocitopenia e cila është më e shpeshtë në mononukleozën infektive, mekanizmi i së cilës është i panjohur. Neutropenia, e cila mund të jetë shenjë e një sepsis bakterial apo pneumonie apo të dyja bashkë. Ruptura e shpretkës është nga ndërlikimet më të rënda të kësaj sëmundjeje. Ndërlikimet neurologjike ndodhin në 1% të rasteve dhe ato mund të jenë encefaliti meningitis Guillian – Barre sindrom etj. Në 5% të rasteve të sëmurët me mononukleozë infektive mund të shfaqin edhe verdhëz, ndërkohë që vdekjet nga mononukleoza janë shumë të rralla, mund të vijnë nga mbi infeksionet apo ndërlikimet e rënda të kësaj sëmundjeje.

Si vendoset diagnoza e sëmundjes?
Në gjakun periferik në 70% të rasteve kemi praninë e limfocitozës ose të limfociteve atipike neutropenia dhe trombocitenia dhe prania e antitrupave EBV specifik në gjak, të cilët gjenden në 90% të rasteve dhe kultura e orofaringeale. Metodë tjetër është dhe gjetja e EBV DNA, si dhe klinika ka një rol të rëndësishëm në vendosjen e diagnozës.
Parandalimi dhe mjekimi

Si realizohet mjekimi?
Zakonisht është, sipas shenjave klinike dhe një ndjekje në vazhdimësi e pacientit sa më shpesh për të parandaluar rupturën e shpretkës, por në rastet e rënda përdoret mjekimi me antiviral si aciklocir dhe ganciklovir. Në disa raste të sëmundjes së mononukleozës infektive mund të përdoret kortikoterapia, sidomos në rastet e temperaturës së lartë dhe kur simptomat tonsilofaringeale janë shumë të shprehura.

Po si mund të parandalohet?
Duke qenë se kjo sëmundje transmetohet nga kontakti intim nëpërmjet puthjes, nuk është i nevojshëm izolimi i të sëmurit. Kohët e fundit është zhvilluar dhe vaksina EBV, por duke qenë që në rastet më të shumta kjo sëmundje kalon pa shenja klinike, apo në forma të lehta dhe pa ndërlikime, nuk është e këshillueshme tek të gjithë personat. Rekomandohet më shumë tek personat që kanë sëmundje të rënda të imunitetit.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top