‘Të rikthehet jeta’, porosia e Ramës: Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për festa

Porosia e Ramës për festat e fundvitit ka qenë e qartë. Në Tiranë dhe Durrës duhet të rinisë jeta, të kthehet shpresa dhe të zbukurohen si asnjë vit tjetër.

“Buxheti i gjithë programit të rindërtimit do të përmbajë një zë të veçantë që të dalim nga kjo situatë pos-katastrofike më mirë seç ishim para se të ndodhë kastrofa. Jetët e njerëzve nuk i kthejmë dot më por njerëzit që kanë humbur banesat t’u sigurojmë një banesë më të mirë që kishim dhe qytetin të goditur rëndë dhe të pla/gosur t’i sigurojmë një gjendje fizike më të mirë sesa para se të hynte në këtë kalvar. Tirana dhe Durrësi duhet të ndriçohen për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri njësoj si qytetet e tjera. Atmosfera të jetë edhe më e bukur se vitet e tjera” deklaroi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.