Të vraposh pasi të kafshon gjarpri mund të jetë fatale/ Këto janë veprimet që duhen bërë për të shpëtuar

Stina e verës cilësohet edhe si stina e gjarpërinjve.

Shumica prej tyre mund t’ju sulmojnë nëse i ngacmoni. Në disa raste nga helmi i tyre shumë persona kanë gjetur vdekjen.

Lidhur me këtë Frank Burbrink, i cili është marrë gjithë jetën me studimin e gjarpërinjve ka dhënë disa këshilla se si mund t’i mbijetoni sulmit të gjarpri nëse ai fatkeqësisht ju sulmon.

Gjëja e parë që doni të bëni, është të përpiqet të mos e humbni qetësinë.

Nuk duhet të vraponi me shpejtësi për të kërkuar ndihmë, sepse helmi kështu përhapet më shpejt në trup.

Në këtë rast zemra juaj do të pompojë më shpejt dhe do e përhap helmin.

Mundohuni të jeni i qetë, çajeni vendin ku ju ka kafshuar gjarpri dhe thitheni helmin dhe më pas pështyheni.

Rreth 7,000 deri në 8,000 njerëz janë kafshuar çdo vit nga gjarpërinjtë helmues në Shtetet e Bashkuara.