Connect with us

Tentoi të kalonte kufirin me armë, kapet 45 vjeçari nga Kuçova

Kuriozitete

Tentoi të kalonte kufirin me armë, kapet 45 vjeçari nga Kuçova

Tentoi të kalonte kufirin me armë, kapet 45 vjeçari nga Kuçova

Një person është arrestuar në flagrancë nga policia kufitare në Kapshticë pasi ka tentuar të kalojë kufirin e gjelbër, duke trafikuar armë e municion të cilat i posedonte pa leje.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Ilir Hoxha, 45 vjeç, banues në fshatin Gegë-Kuçovë.

Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme pasi Hoxha është kapur nga kontrollet e shërbimeve të Policisë Kufitare Kapshticë, duke hyrë në territorin shqiptar, nga kufiri i gjelbër në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit personal, këtij të fundit i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 1 çifte dhe 2 fishekë çifte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. /b.l/noa.al/.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top