Connect with us

Tentoi të vrasë veten pas videos në Insta, flet djali që u tall me vajzën: Shiko, se unë…

Kuriozitete

Tentoi të vrasë veten pas videos në Insta, flet djali që u tall me vajzën: Shiko, se unë…

Një 15-vjeçare nga Ferizaj ka tentuar vetëvrasjen dhe sipas familjarëve të saj, e mitura e kishte ndërmarrë këtë akt pasi iu keqpërdor privatësia. Ajo postoi një video në rrjetin social Instagram, të cilën më pas e mori Burim Ademi, një person që njihet në këto rrjete për shkak të humorit që përdor.

Gjendja emocionale e psikike e të miturës, sipas familjarëve, është e rëndë, ndërsa ndaj të dyshuarit kanë bërë kallëzim penal, ka thënë avokati i angazhuar nga familja e vajzës.

Vetë Burim Ademi, i cili gjatë së enjtes u paraqit në Polici në Ferizaj, ka thënë se gjithçka ishte bërë me shaka dhe pa ndonjë qëllim të keq, ndërsa thotë se nuk e kishte ditur se viktima ishte e mitur.

Ai i ka kërkuar falje publikisht vajzës dhe familjes së saj. Ndërkohë në Policinë e Kosovës në Ferizaj kanë thënë se ky rast është duke u hetuar.

 

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top