Tërmeti bën bashkë shqiptarët dhe grekët, ndezin qirinj në Athinë për 51 vik.timat

Tërmeti i fuqishëm i një jave më parë, i cili shkaktoi 51 vk.tima dhe qindra të pl.agosur bëri bashkë shumë shtete për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në këto ditë të vështira.

E tillë ishte edhe Greqia, e cila nisi menjëherë grupet e ekip shpëtimit për nxjerrjen nga rrënojat të disa trupave.

Ndërsa sot emigrantë shqiptarë në Greqi, por dhe shtetas grekë kanë zhvilluar homazhe në Athinë për 51 vik.t.im.at e tërmetit.

Ata kanë ndezur qirinj në sheshin Kotzia, dhe janë lutur bashkë për personat e prekur nga ajo tra.gjedi natyrore.

Në homazhe kanë marrë pjesë pjestarë të disa prej partive greke dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, ndërsa kanë nisur dhe mbledhjen e ndihmave dhe fondeve për t’i ardhur në ndihmë të prekurve.