Connect with us

“Ti je djall, jo njeri” kujdestarja dhunon të moshuarën

Kuriozitete

“Ti je djall, jo njeri” kujdestarja dhunon të moshuarën

“Ti je djall, jo njeri” kujdestarja dhunon të moshuarën

Një e moshuar në zonën e Livornos në Itali është keqtrajtuar nga një kujdestare rumune e cila më pas ka përfunduar edhe në prangat e policisë.

E moshuara 85 vjeçe sëbashku me bashkëshortin e saj 86 vjeçar nuk kishin të afërm për tu kujdesur për ta dhe kishin punësuar gruan rumune.

Siç shihet edhe në kamerat e policisë kujdestarja godet pa pushim dhe fyen rëndë 85 vjeçaren e cila ishte e detyruar të qëndronte në shtrat.

"Je një farë dragoi, je djalli, ti nuk je njeri", janë vetëm disa nga fjalët që gruaja rumune i drejtohej të moshuarës gjatë kohës që e dhunonte.

Gjithçka u zbulua fillimisht nga mjekët të cilët kishin vënë re shenja dhune në trupin e të moshuarës kur e kishin vizituar dhe kishin lajmëruar policinë.

Këta të fundit vendosën kamera në shtëpinë çiftit dhe zbuluan më pas atë që ndodhte në shtëpi.

Ndaj gruas rumune tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa të moshuarit i janë besuar një kujdestareje të vendosur nga gjykata. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top