Tovërlani zbulon të ardhmen te Feronikeli!

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 27-të në IPKO Superligë.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 në derbin e xhiros ndaj Feronikelit, shkruan Gazeta Olle.

John, Mankenda e Januzi ishin shënuesit te Prishtina. Kurse, te ‘Tigrat e Zi’ shënoi Albert Dabiqaj.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani tha se nga sot iu zvoglohen gjasat për dalje në Evropë nga dy pozitat e para.

“Pas kësaj ndeshje zvoglohen mundësit për të dal në Evropë”, tha fillimisht Tovërlani në SSK.

“Ndeshje që bëmë dy gabime te dy golat e para, mendoj qv nuk luajtëm keq mirëpo Prishtina ka shumë më shumëkapacitet dhe i ka dy formacione të forta në ekip”.

Vazhdimi me Feronikelin? “Aktualisht jemi afër marrëveshjes, dhe ajo është që unë të vazhdojë me Feronikelin, por të shohim deri në fund të kampionatit”.

Me fitore, Prishtina rikthen pozitën e dytë në tabelë me 54 pikë, katër më pak se Drita që gjendet në pozitën e parë./Gazeta OLLE