Connect with us

Trafiku i drogës, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon heqjen e imunitetit për Saimir Tahirin

Kuriozitete

Trafiku i drogës, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon heqjen e imunitetit për Saimir Tahirin

Trafiku i drogës, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon heqjen e imunitetit për Saimir Tahirin

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Organi i akuzës bën me dije se kjo kërkesë vjen në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Prokuroria për Krime të Rënda thotë se po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

Emri i ish-ministrit të Brendshëm u përmend në përgjimjet e të ndaluarve në Itali si pjesë e grupit të “Habilajve”, mes tyre dhe dy kushërinj të tij, ku përmendeshin shifra disa mijëra eurosh si “pjesë” për Saimir Tahirin. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top