Connect with us

Tragjedi ajrore, vdesin katër njerëz nga përplasja e helikopterit me avionin

Kuriozitete

Tragjedi ajrore, vdesin katër njerëz nga përplasja e helikopterit me avionin

Tragjedi ajrore, vdesin katër njerëz nga përplasja e helikopterit me avionin

Një aksident i rëndë ajror i ka marrë jetën katër personave. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një avion dhe një helikopter u përplasën në fluturim.

Aksidenti ka ndodhur pranë Aylesbury, në Buckinghamshire, në Anglinë juglindore, shkruan Mail Online.

Të dy mjetet fluturuese ishin ngritur nga aeroporti i vogël i Ëycombe, jo shumë larg nga vendi i përplasjes, dhe fluturonin në një lartësi të ulët.

Pjesët e helikopterit dhe aeroplanit të vogël kanë rënë nga qielli, thuhet në rindërtimin e ngjarjes e bërë nga Mail online.

Disa dëshmitarë gjithashtu flasin për një shpërthim të fortë që është ndjerë në zonën e Ëaddesdon Manor, një kështjellë historike në Buckinghamshire në pronësi të familjes Rothschild.

Zjarrfikës të shumtë dhe ambulanca kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu është përdorur edhe një dron për të kërkuar ndonjë të mbijetuar.

Nuk dihen ende shkaqet e kësa tragjedie. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top