Tragjike, gjendet e vdekur në banesë fëmija 2 vjeçe

Tragjike, gjendet e vdekur në banesë fëmija 2 vjeçe

Një tjetër ngjaje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 2 vjeçe është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku foshnja e mitur N.S., 2 vjeçe është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, fëmija është gjendur pa shenja dhune, ç`ka shton dyshimet se vogëlushja e seksit femër, ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Mësohet se foshnja po flinte në krevatin e saj, kur prindërit e kanë gjetur pa shenja jete, ku pavarësisht tentativave për ta përmendur kanë konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin, materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekjen natyrale. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Real Time Web Analytics