Connect with us

“Tre gra më rrëmbyen dhe më përdhunuan më radhë”, i riu ngre në këmbë gjithë zonën

Kuriozitete

“Tre gra më rrëmbyen dhe më përdhunuan më radhë”, i riu ngre në këmbë gjithë zonën

Një grup femrash po tmerrojnë të gjithë meshkujt në Afrikën e Jugut, pasi rrëmbejnë djem të rinj dhe i përdhunojnë.

Një mashkull 25-vjeçar është viktima e radhës e përdhunimit nga ky grup famëkeq.

I riu ishte duke ecur, kur tre gra të moshës së mesme ndaluan me makinë dhe i ofruan që ta ndihmonin duke e shoqëruar .

25-vjeçari hipi në makinë dhe sipas tij, sapo mbylli derën pa veten nën grykën e pistoletës.

Ai ka denoncuar në polici, duke u shprehur se u detyrua që të konsumonte një gotë me substanca “të çuditshme”, që e bënë të humbiste vetëkontrollin.

Pas kësaj, ai thotë se është përdhunuar nga të treja femrat me radhë për rreth një orë.

Ai deklaron se pasi “mbaruan punë”, sulmueset e kanë “hedhur” në anë të rrugës pranë qytetit Tzaneen, ku ai i është drejtuar stacionit të policisë për të bërë denoncimin.

I riu është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike.

Ky nuk është përdhunimi i parë i meshkujve në rajonin Afrikës së Jugut, pasi para disa javësh, një tjetër i ri denoncoi tri femra që e përdhunuan për tri ditë me radhë.

Policia dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin grup që duket se shfrytëzojnë spermën e viktimave të tyre për ta shitur.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top