Connect with us

Tri ushtrime të cilat do t’ju ndihmojnë që të bëni shpinën si të Herkulesit (Foto)

Kuriozitete

Tri ushtrime të cilat do t’ju ndihmojnë që të bëni shpinën si të Herkulesit (Foto)

Nëse dëshironi të rrisni muskujt tuaj të shpinës, atëherë bëni këto ushtrime…

Megjithatë, kjo nuk është detyrë edhe aq e lehtë. Nevojitet mjaft kohë në mënyrë që këta muskuj të zhvillohen drejt dhe vetvetiu të rriten.

Meshkujt në shumicën e rasteve fokusohen në gjoks dhe duar, mirëpo poenta është që pa shpinë të zhvilluar, nuk do të mund të dukeni bukur dhe masiv.

Pra, këto janë ushtrimet të cilat patjetër duhet t’i bëni:

1. Ngritja e lakuar e peshave nga pozita e varur

Ngjituni në ndonjë lartësi (shkallë apo podium) dhe në duar merrni peshën të cilën do ta mbani me të dy duart. Lakohuni në kërdhokulla dhe peshën lëshojeni nën thellësinë tuaj. Mbani disa sekonda, pastaj peshën ngrijeni deri te stomaku.

Derisa bëni ushtrimin, gjithë kohën duhet të jeni në pzitë të lakuar. Pasi që këmbët ju janë të ngritura, do të keni më shumë tendosje dhe lëshim të peshës, andaj do të ngarkoni edhe më shumë shpinën tuaj.

Është me rëndësi që të përpiqeni që peshën ta ngrini me bërryla, jo me biceps, sepse ashtu më mirë do të ngarkoni muskujt e shpinës, transmeton Telegrafi.

2. Ngritja e peshave të dorës në pozitën e mbështetur në gjoks

Në vend që të shtriheni në stol anash, ju kthehuni në anën e kundërt dhe shtrijuni me gjoks të kthyer nga dyshemeja.

Peshat e dorës lëshoni para vetes dhe ngrini deri në lartësi të supeve. Kur të ngrini peshat e dorës, hapni bërrylat dhe përpiquni që ndarja e peshave të jetë sa më e madhe.

3. Tërheqja e shufrës nga pozita ulur

Tërheqja e shufrës është ushtrim shumë i dobishëm, por mund të ketë edhe dobi të madhe edhe për shpinën tuaj. Rregulloni peshën e përshtatshme dhe shufrën kapeni me kapje të gjerë në mënyrë që të ngarkoni muskujt e shpinës.

Si edhe te dy ushtrimet e mëparshme, tërhiquni nga bërrylat në mënyrë që të bëni ngarkesë më të madhe.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top