Connect with us

Trondit lezhianja: E bëj me komshiun e martuar sepse prindërit nuk më lënë të dal nga lagjia…

Kuriozitete

Trondit lezhianja: E bëj me komshiun e martuar sepse prindërit nuk më lënë të dal nga lagjia…

Trondit lezhianja: E bëj me komshiun e martuar sepse prindërit nuk më lënë të dal nga lagjia…

Një histori e trishtë është ajo e një vajze 25-vjeçare, e cila nuk gëzon dot lirinë, pasi prindërit nuk e lejojnë të dalë me shoqërinë e saj. Madje vajza rrëfen se ka krijuar një lidhje intime me një nga fqinjët e saj të martuar, në shenjë rebelimi ndaj familjes. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Jetoj në Lezhë dhe gjithë jetën time kam çfarë kanë thënë prindërit.

Më fejuan kur isha 18 vjeçe, sot jam 25. U ndamë, më saktë më la ai djali sepse i dolën letrat për në Itali dhe nuk erdhi më kurrë.

Nuk ishte faji im, por prindërit ma vënë mua fajin se thonë që jam e ngordhur, e s’jam e zonja as të mbaj një burrë.

Më pas duke qenë se jetoj në një periferi të Lezhës nuk më trokiti më fati në derë. Të gjithë thonë që ai iku se nuk më gjeti të ndershme, por kjo nuk është aspak e vërtetë.

Nejse, prindërit nuk më lanë as të vazhdoja shkollën dhe madje nuk dal as nga zona ku banoj.

Kërkund s’më lënë. Por afër shtëpisë, na ndan vec një murë 4 pëllëmbë kam një komshi 40 vjeç, të martuar por pa fëmijë.

Gruaja e tij punon me orë të gjata deri pasdite dhe unë jam lidh më këtë komshiun dhe shkojmë bashkë.

Ai nuk punon dhe tërë paraditen sa prindërit ikin në punë, unë dhe ai jemi në shtrat bashkë.

Nuk e dua, por ngushëllohem me të. Kurse ai mbaron pas meje dhe thotë se me dashuron.

Ama unë nuk dua të ndahet ai, dua thjesht të largohem nga shtëpia e të nis jetën time diku dhe një shkollë ta nis.

Por prindërit nuk më lejojnë e unë nuk kam asnjë zanat që ta përballoj jetën vetë sepse më kanë thënë që në Tiranë është shumë e vështirë.

Nuk di si t’ja bëj që të jem e zonja e vetes dhe komshiun ta ndaj, se është fiksuar shumë keq dhe tani është dhe ai që më kërkon llogari për Facebook-un…”, shkruan ajo.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top