Tronditëse: Doktori i klubit të Arbër Zenelit, kryen vetëvrasje pasi u testua pozitiv me koronavirus

Futbolli francez dhe europian është tronditur nga një ngjarje e rëndë e orëve të fundit.

Doktori i klubit francez të Reim, ku luan Arbër Zeneli, Bernardo Gonzalez u gjet i vdekur në banesën e tij.

Sipas mediave vendase, ai kreu vetëvrasje në shenjë dëshpërimi pasi ishte infektuar me koronavirus.

Ai u gjet nga bashkëshortja e tij, e cila po qëndronte bashkë me të në izolim prej koronavirusit.

60-vjeçari la një shënim ku shpjegonte arsyet e këtij tronditës.

Presidenti i klubit të Stad-dë-Reimit Zhan-Pier Kajo u shpreh se ky lajm e ka hidhëruar pa masë.

“Ai punonte me klubin prej më shumë se 20 vitesh dhe e kreu detyrën e tij me profesionalizmin më të lartë. Në periudhat më të vështira, ai punoi dhe vullnetarisht. Sot është një ditë e hidhur për ner”, shprehet presidenti i Reimit, Kajo.