Tronditet Gjermania, shqiptari ther ish-gruan dhe të dashurin e saj 23-vjeçar

Gjermania është tronditur pas asaj që ka bërë një shqiptar në këtë vend. Mësohet se një shqiptar 43-vjeçar ka goditur me thikë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.

E ditur bëhet se 32-vjeçarja ka qenë ish-gruaja e shqiptarit, kurse 23-vjeçari ishte i dashuri i saj.

23-vjeçari ishte nga Afganistani. Sipas asaj që shkuan “Bild” 32-vjeçaja kishte me vete dhe vajzë dymuajshe. 43-vjeçari është dorëzuar në polici dhe ka treguar për krimin që ka bërë.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë xhelozia edhe pse ai kishte vite që ishte ndarë nga gruaja.