Tuna lahet në vaskë me të birin, i dedikon fjalët më të bukura

Vetëm para disa javësh këngëtarja e njohur Tuna nisi pushimet në ishullin afrikan Mauritius ku kaloi eksperienca vërtetë të paharrueshme në natyrë. Ajo shpërndau vazhdimisht me ndjekësit e saj foto dhe video nga pushimet, ku shfaqej në prani të luanëve të bardhë dhe breshkave gjigante. Në një postim Tuna shkruante se në pushime mund të shkohej dhe vetëm, pra ajo nuk ishte në pushime familjare.

Pas ditëve që kaloi mes aventurave të ndryshme në Mauritius, këngëtarja është kthyer pranë të birit, Tianit. Ajo ka publikuar në Instastoryn e saj dy foto ku shihet me të në vaskë dhe po luajnë me njëri-tjetrin. : “Nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë ndonjë gjë me speciale se dashuria mes nënës dhe djalit”.- ka shkruar Tuna.

Përveç fotove në vaskë, Tuna ka ndarë dhe disa momente të tjera të Tianit, duke treguar se këto ditë po i kalon pranë vogëlushin dhe se ajo është e lumtur me jetën e saj si nënë.