Connect with us

Tuna rrëfen eksperiencën e lindjes së Tian: Dështova me mëmësinë

Kuriozitete

Tuna rrëfen eksperiencën e lindjes së Tian: Dështova me mëmësinë

Tuna rrëfen eksperiencën e lindjes së Tian: Dështova me mëmësinë

Këngëtarja Altuna Sejdiu ka rrëfyer për herë të parë eksperiencën e lindjes, ku pak muaj më parë solli në jetë të birin Tian.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi shumë të bukur, ku për herë të parë tregon hapur me fytyrë të birin teksa të dy ndodhen në vaskë dhe të mbuluar me një pëlhurë.

Tuna tregon për herë të parë se dështoi të bënte lindje normale dhe se i biri erdhi në jetë me operacion.

Madje shton se ajo kishte planifikuar që të filmonte gjithë momentin e lindjes.

Postimi i plotë i Tunës: “Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale nëpër të cilën jam e bindur që shumë nëna kanë kaluar, dhe jam e bindur që nuk jam e vetme të cilës i dështoi “plani i lindjes”. Pas përgatitjeve 9 mujore për një lindje spontane, strishat e Patrisit për të participuar në prerjen e kërthizës, strishat e duos së fotografëve nga Shkupi, për të dokumentuar aktin më të rëndësishëm të jetës time (Daaah ofc I would do that), hypno – birth seancat online për një lindje paqësore etj etj! Kishim përgatitur gjithçka për një moment si ky – Papritur u komplikua e gjithë situata brenda 8 orëve me provokime ndodhën gjëra që nuk i kishim paraparë as unë e as mjekët që po përgatiteshin për lindjen e bebës dhe perfundova me lindje Cezariane emergjente.

Isha e frikësuar, e trishtuar e papërgatitur. Aq më shumë e vuajta muajt e parë, frustrimin e lindjes cezariane dhe pengesat me të cilat ballafaqohesha. Sikur më dështoi ndjesia më e bukur e mëmësise, lidhja e momentit të parë… Nuk fola asnjëherë për këtë eksperiencë dhe nuk do kisha folur në asnjë nga intervistat që më keni ftuar dhe që nuk i kam pranuar për çështje privatësie (me shumë respekt ju falenderoj për ftesat çdo ditë që mi keni bërë, u jam mirënjohëse) – andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet’ timin dhe të flas me foto dhe pak fjalë. Për ju, nënat të cilat e keni përjetuar ose do t’a përjetoni të njëjtin emocion nëpër të cilin ne kemi kaluar… Milk Bath Session me qumësht formule, meqë e dimë që është super vështirë laktacioni mbas një intervenimi të tillë (unë isha kembëngulëse & me fat dhe ia dola). Përderisa kemi fëmijë të shëndetshëm është e parëndësishme në formulë apo qumësht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgjë nuk e mposht ndjenjën e të qenit nënë. Mëmësia është e vështirë dhe duhet të inkurajojmë njëra tjetrën çdo ditë. Cheers to that! /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top