Connect with us

“Turp për këtë Federatë dhe këtë shtet, ju doni vetëm servila”, shpërthen Daniel Godelli

Video

“Turp për këtë Federatë dhe këtë shtet, ju doni vetëm servila”, shpërthen Daniel Godelli

"Turp për këtë Federatë dhe këtë shtet, ju doni vetëm servila", shpërthen Daniel GodelliK. Demiraj

Sport

Pëshëngritësi i njohur shqiptar, Daniel Godelli nuk ka mundur dot ta mbajë përbrenda inatin që ka me Federatën dhe shtetin shqiptar që nuk i dhanë vizë për në SHBA për të qenë pjesë e kampionatit Botëror që do mbahet në këtë vend.

Me pretekstin se nuk kthehet më në Shqipëri, Godellit iu mohua e drejta për të garuar në këtë turne. Kampioni i Botës në vitin 2014 ka nxjerë vrer duke mos lënë asgjë pa thënë nëpërmjet një statusi në profoilin e tij në "facebook".

Ky është statusi i tij:

Jam sportist, i cili ka marrë çdo lloj medalje që ekziston në glob. Më mungonte titulli botëror të ciline fitova në 2014-tën. Ma hoqën më pas padrejtësisht, më mungon edhe medalja olimpike. Isha në formën që jo vetëm të merrja medalje në Botërorin që bëhet në Amerikë, po edhe të tentoja rekordin botëror. Nuk më jepet viza sepse s’ka garanci që unë do kthehem. Kam pasur oferta nga shumë shtete të botës që kur isha fëmijë dhe kurrë se kam çuar në mendje që mund të ndërroj flamurin tim për hir të atyre heronjve që kanë dhënë jetë për këtë flamur.

Unë do të isha i gatshëm në çdo sekondë të jetës time të jepja jetën për këtë flamur e kurrë për karriget e cilitdo politikan apo drejtues aktual të federatës sime që flasin për flamur. Ndërkohë nuk dijnë sakrificën e një sportisti që vërtet lufton për flamur e jo për monedha që kurrë si kam kërkuar shtetit tim. Dola kampione Europe në Kroaci në një stil, por të dalë një njeri dhe të thotë që për atë medalje të artë në Europë unë kërkova një qindarkë… S’kam kërkuar kurrë asgjë përveç atyre që më takojnë. Tani që kërkova të merrja pjesë në Botëror, të tregoja se kush jam unë, që nuk merr doping po është vetë doping, doping i llojit që urrejtjen dhe pa korrektësinë nga gjithë këto njerëz e kthejnë në forcë fizike dhe mendore sepse unë s’kam nevojë për ampula apo kapsula të jem ky që jam dhe të arrij gjëra të cilët njerëzit e thjeshtë nuk i përceptojnë dot.

I them federatës time që unë nuk humba sepse nuk u ngjita në pedan, as nuk dështova, por ju humbët, ju mbani përgjegjësi për këtë, jo unë. Duke theksuar që peshëngritja për shumicën e njerëzve është sport i rëndë, për mua është një lojë play station. Turpi u ngeltë ju si federatë e ju si shtet, të cilët s’doni një kampion bote, por doni njerëz që të vijnë për fushatë dhe servila. Por jo, unë kurrë nuk mund të bëhem pjesë e një partie sa do padrejtësi të më bëhen. Unë jam DANIEL GODELLI, ai që frikëson botën në profesionin e tij, po ju kush jeni?!”, përfundon peshëngritësi shqiptar në facebook-un e tij.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top