Connect with us

U kapën me kokainë në port, pranga dy shqiptarëve organizatorë të një rrjeti

Kuriozitete

U kapën me kokainë në port, pranga dy shqiptarëve organizatorë të një rrjeti

U kapën me kokainë në port, pranga dy shqiptarëve organizatorë të një rrjeti

Dy shtetas nga Shqipëria, të cilësuar si kokat e një bande të trafikut të drogës në Itali, janë vënë në pranga nga autoritetet e shtetit fqinj.

Mediat italiane kanë bërë publik edhe emrat e tyre. Bëhet fjalë për Nik Dauti, i njohur si Besnik, 38 vjeç, dhe Artur Mahmutaj, 37- vjec.

Operacioni i policisë u realizua në portin e Xhenovës, ku policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 75 kg lëndë narkotike, kokainë.

Droga kishte si destinacion shpërndarjen në shtetin italian.

Krahas shqiptarëve, është ndaluar edhe një italian me emrin Massimo Roça, 45 vjeç, që tashmë është në burg.

Ai konsiderohet përgjegjës për zbarkimin e drogës ne port, ndërkohë që ishte i ndihmuar nga të tjerë persona, pjesë e bandës. Përgjimet dhe ndjekjet çuan në zbulimin e gjithë rrjetit.

Koka cilësohen dy shqiptarët, ndërkohë që koordinues një tjetër person, me emrin Rao. Dy të tjerë, Roça dhe Piano do të merreshin me transportin. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top