U nis për kurim në Turqi, vjen lajmi i mirë për vajzën 15-vjeçare

Qeveria shqiptare do të paguajë të gjitha shpenzimet për kurimin e 15-vjeçares Elona Koburja.

Vajza nga Fushë-Kruja është nisur për në turqi, ndërsa lajmin për shpenzimet e ka bërë publik Kryeministri Rama.

Sipas kreut të qeverisë, Elona do të kurohet në një spital publik të specializuar në Turqi, duke shtuar se të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga qeveria shqiptare.

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare. Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri”, ka shkruar Rama në Facebook.