Connect with us

U përfol si kryebashkiaku më i pasur në Shqipëri, qytetari i parë i Pukës ka këto fjalë për të thënë

Kuriozitete

U përfol si kryebashkiaku më i pasur në Shqipëri, qytetari i parë i Pukës ka këto fjalë për të thënë

U përfol si kryebashkiaku më i pasur në Shqipëri, qytetari i parë i Pukës ka këto fjalë për të thënë

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, ditëve të fundit është komentuar gjerësisht në media për pasurinë e tij, duke u cilësuar si kryetari i bashkisë më i pasur në Shqipëri.

Në një reagim të ditës së sotme për mediat, i zgjedhuri nga radhët e socialistëve thotë se garanton se pasuria e tij është ajo që ishte para se të bëhej kryetar i bashkisë Pukë, gjë e cila pohohet sipas tij, edhe nga vetë ata të cilët trumpetojnë kapitalet e tij.

“Unë ju ftoj të gjithëve të shikoni mbi pasurinë time nëse ajo është shtuar një cent veç pagës si kryetar i bashkisë që nga koha që mbaj këtë pozicion, e kjo është lehtësisht e verifikueshme. Ju kam garantuar se do të zëri i besimit tuaj dhe ashtu si deri tani do të shkoj deri në fundin e besimit që keni treguar ju për mua. Pukjanët më mirë se kush do, e din fort mirë se a paguhet më për një vend pune, e nëse po, inkurajoi të flasin ata të cilet mund të ken paguar qoft dhe një kafe për të hyr në punë. A ka paguar dikush për të marr një dokument a shërbim? A ka paguar kush apo ka lënë kush përqindje për fitime tenderash? Nëse kjo do të ishte e vërtetë, a do mund unë dhe stafi im ti kthenim nga e para punimet pa cilësi, siç ka ndodhur në shumë raste në këto dy vite e gjysëm”, shprehet Gjonaj.

Ai shton se ka ardhur me besimin e qytetarëve dhe këtë besim nuk do e shpërdoroj, pasi deklaron se qëllimi i tij është ti shërbejë vendlindjes që është harruar, nëpërkëmbur e shfrytëzuar nga ata që i'u është besuar.

Gjonaj i fton pukjanët që të mos heshtin sa herë që mund të gabojë, duke thënë Puka është shtëpia e përbashkët të cilën nuk duhet ta drejtojë i vetëm, por duhet ta menaxhojnë të gjithë si anëtarë të një familje.

“Ju garantoj se asnjë herë dhe për asnjë çast nuk do ju vë në siklet dhe nuk do dëmtoj imazhin e bashkisë apo dhe të Pukës mbarë, për asgjë, e aq më tepër për pasurit e mija të cilat janë kryesisht prona e objekte që i kam blerë nga puna në biznes prej vitit 1992. Nëse unë do të pasurohem në kurrizin e besimit tuaj, nëse unë do të punësoja familjar të mi të afërt apo të largët dhe do të krijoja favore për rrethin e ngushtë apo të gjerë familjar e miqësor, ju garantoj se nuk ishim me këtë bilanc investimesh që jemi sot”, shton ai.

Në këtë linjë thotë se nëse do të ishte kryetari i bashkisë për të përfituar, pse familja e tij e ngushtë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të kontribuonte për Pukën para dhe pas zgjedhjes në krye të bashkisë.

“Misioni im është ndryshe nga ai ai ai për tu pasuruar, është për të kontribuar. Zoti na ndihmoftë në udhën tonë për Pukën e ëndërruar! Zoti bekoftë Pukën dhe pukjanët kudo ata ndodhen”, thotë bnë mbyllje Gjon Gjonaj. /a.y/noa.al

Zbulohet pasuria, kush është kryebashkiaku më i pasur në Shqipëri

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top