U qa se s’kishte bërë plazh, Ronela nis pushimet

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati kohën më të madhe të verës ia kushtoi projekteve muzikore dhe koncerteve të vazhdueshme.

Para disa ditësh ajo postoi një foto në Instastoryn e saj ku qahej se nuk kishte pasur mundësi për të pushuar.
“Qani ju o plazhe që s’më patë një ditë.”- shkroi Ronela, teksa shkrimin e shoqëroi me fytyra të mërzitura.

Mirëpo, siç duket Ronela ka arritur të krijojë hapësirë për pak pushime dhe për të shijuar plazhin. Ajo ka nisur pushimet në Dhërmi, prej nga ku ka postuar dhe një foto ku shfaqet shumë tërheqëse me rrobabanje dhe me një pije në dorë.