U shpëtoi jetën të zotëve nga tërmeti, qenin Kiko s’e pranuan në hotel

Qeni me emrin Kiko pa frikë mund të quhet një hero. Ai u bë i njohur për të gjithë shqiptarët, pasi gruaja që kujdeset për të tregoi se Kiko u kishte shpëtuar jetën nga tërmeti, pasi nuk i kishtë lenë të flinte.

Kiko shpëtoi të zotët e tij, fillimisht duke lehur e më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar. Por në hotelin ku shkuan fillimisht ai me të zotët e tij Kiko nuk u pranua.

Fatmirësisht Kiko dhe të zotët e tij janë strehuar në një tjeter hotel, ku ai mund të rri pa asnjë problem.

Si përfundim mund të thuhet se qeni Kiko preku zemrat e të gjithë shqiptarëve në këto ditë të vështira.