Vajza e Eneda Tarifës nis shkollën, i ati i bën dedikimin e veçantë

Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja një vit më parë i dhanë fund martesës, prej nga e cila kanë dhe një vajzë të quajtur Aria. Të dy janë shumë të lidhur me vogëlushen dhe shpesh ndajnë foto me të ose të saja në rrjete sociale.

Ditën e sotme, vogëlushja ka nisur klasën e parë dhe Erjoni si një prind i lumtur për këtë hap në jetën e së bijës, ka bërë një postim në rrjete sociale.

Ai ka ndarë në profilin e tij në Facebook, një foto të Arias të ulur në bangën e shkollës. Erjoni është shprehur se e bija sot ka nisur rrugëtimin e mundimshëm të jetës.