Connect with us

Vajza vjedh portofolin në bllok por harron detajin që do e “fundosë”, farmacistja: Më kthe gjithçka

Video

Vajza vjedh portofolin në bllok por harron detajin që do e “fundosë”, farmacistja: Më kthe gjithçka

Vajza vjedh portofolin në bllok por harron detajin që do e "fundosë", farmacistja: Më kthe gjithçkaS. Bardhi

Vec-e-jona

Për çfarë mund të vjedhë një person? Arsyet janë të ndryshme dhe të diskutueshme, por rrallë mund të justifikohen për nga qëllimi.

Kështu, në një farmaci në zemër të Tiranës një zonjë ka vjedhur portofolin e farmacistes. E gjithë skena i ngjason atyre të shkruara nga regjisorët, por ja që ka ndodhur paraditen e sotme.

Farmacistja ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Dua të dërgoj një video që më kanë vjedhur portofolin dhe ta denoncoj zonjën pasi identifikohet mjaft qartë. E kam bërë kallëzimin në Polici, por duke ditur që ju jeni më i shpejtë mendova t’ju shkruaj.

Farmacia ndodhet në bllok dhe vjedhja ka ndodhur rreth orës 10:55 dhe e gjitha ka zgjatur vetëm 6 sekonda.

Kam pasur goxha lekë, euro dhe dokumenta personale në portofol.

Unë isha në farmaci në ambientin e pasëm. Në momentin që zonja del nga farmacia unë e shikoj dhe iki që t’i flas pasi mendova se ishte paciente dhe në të njëjtën kohë shikoj që telefonin dhe iPad-in e kisha aty.

Por kur dola që t’i flisja ajo nxiton dhe ikën, në atë moment dyshova. Hap arkën se mos kishte marrë xhiron por jo.

S’kishte prekur gjë, pastaj pashë çantën dhe shoh që portofoli nuk ishte. Në ato momente marr policinë në tel dhe vazhdova procedurat.”

Por çfarë kërkon farmacistja nga zonja që i ka marrë portofolin?

Ajo thotë:

Nga zonja dua portofolin me të gjitha gjërat që ndodhen aty, karta, lekë, euro. Gjithçka! Meqë pamjet janë tepër të qarta është i lehtë identifikimi dhe nuk besoj se zonja dëshiron burgun për këtë vepër penale pasi unë nuk mendoj se do e lë me kaq.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top