Connect with us

Vasha dhe djelmosha – lirisht lëshojeni “pëllumbin”!

Kuriozitete

Vasha dhe djelmosha – lirisht lëshojeni “pëllumbin”!

A lëshoni gazra derisa jeni me partnerin apo partneren? Lëshimi i “pëllumbit” është pjesë e rëndësishme e çdo lidhjeje, thekson ky hulumtim, të cilin e ka bërë media “MIC”.

Për herë të parë kur vendosni të lëshoni gazra para partnerit apo partneres është bash gjë e zakonshme dhe tregon që keni arritur nivelin e lartë të relaksimit dhe të të ndjerit këndshëm që ia keni krijuar njëri-tjetrit.

Mirëpo, sado që ky akt të paraqesë intimitet, ekzistojnë shumë njerëz të cilët nuk janë të gatshëm të kalojnë në këtë nivel në lidhjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Në anketën e bërë është arritur deri te zbulimi që shumica e njerëzve (29 për qind) në moshën njëzet dhe tridhjetë vjeç presin midis dy deri në gjashtë muaj para se të ndjehen të lirë para partnerit, ndërsa 9,3 për qind e tyre presin edhe deri në një vit.

landscape-1458312156-gty-couple-farting-160318

25,2 për qind e tyre kanë thënë se për këtë veprim kanë vendosur kur kanë kaluar gjashtë muaj, madje edhe deri në një vit të lidhjes së tyre, ndërkaq 22,4 për qind e tyre kanë theksuar në çfarëdo çasti ia krijojnë mundësinë vetes që në këtë mënyrë të çlirohen. Mirëpo, këtu bëjnë pjesë edhe 7 për qind e atyre të cilët kanë thënë se KURRË në jetën e tyre nuk do t’i lejonin vetes që të lëshonin “pëllumbin” në prani të partnerit apo partneres.

Shumica e tyre presin që i pari partneri “ta thyejë akullin”, kështu që 19 për qind e tyre kanë pranuar që lëshojnë gazra vetëm kur edhe partneri/partnerja i/e tyre i pari e ka bërë atë.

Çfarëdo që të jenë shprehitë dhe niveli i të ndjerit këndshëm – qoftë ajo lëshimi i gazrave apo mbajtja e tyre, “nëse nuk mund të lëshosh gazra kur je me dikë, kjo do të thotë që nuk je plotësisht “real” me vetveten”, ka thënë një femër e intervistuar. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top