Connect with us

Vasili: E ktheu në zyrë pune kryeministrinë, detyrimi i shqiptarëve të përmbysin Ramën

Kuriozitete

Vasili: E ktheu në zyrë pune kryeministrinë, detyrimi i shqiptarëve të përmbysin Ramën

Vasili: E ktheu në zyrë pune kryeministrinë, detyrimi i shqiptarëve të përmbysin Ramën

Kreu i grupit parlamentar tw Lwvozjes Socialiste pwr Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për vende vakante pune në drejtoritë e disa institucioneve të rëndësishme.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook Vasili ka ironizuar kryeministrin Rama, duke thënë se e ka kthyer në zyrë punë Kryeministrinë, dhe i nxjerr vetë njoftimet për punësim.

“Kryeministri në jerm. E ktheu në zyrë pune kryeministrinë, i nxjerr vetë njoftimet për punësim. 80% e shqiptarëve nuk ekzistojnë për kryeministrin, ndaj edhe ata nuk kanë më asnjë detyrim që ta njohin, edhe ai nuk ekziston më për ta. Ndaj Kryeministrit të trafikanteve dhe krimineleve 80% e shqiptarëve kanë vetëm një detyrim: ta përmbysin”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë:

Kryeministri zyrë-punë, kaq di, për të tjerat s'ia thotë…

Kryeministri në jerm. E ktheu në zyrë pune kryeministrinë, i nxjerr vetë njoftimet për punësim. Thotë ky kryeministri shkollëpak: "Marrëveshje e deputetëve të rilindjes me qeverinë e rilindjes".

Po për çfarë? Për pazaret e ditës, hiq e vë njerëz nëpër punërat e shtetit. 80% e shqiptarëve nuk ekzistojnë për kryeministrin, ndaj edhe ata nuk kanë më asnjë detyrim që ta njohin, edhe ai nuk ekziston më për ta. Ndaj Kryeministrit të trafikantëve dhe kriminelëve 80% e shqiptarëve kanë vetëm një detyrim: ta përmbysin! /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top