Connect with us

VASILI: RAMA I VDEKUR MORALISHT, PO LUFTON ME FRIKËRAT E PËRGJEGJËSITË E TIJ

Kuriozitete

VASILI: RAMA I VDEKUR MORALISHT, PO LUFTON ME FRIKËRAT E PËRGJEGJËSITË E TIJ

VASILI: RAMA I VDEKUR MORALISHT, PO LUFTON ME FRIKËRAT E PËRGJEGJËSITË E TIJ

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se Kryeministri Edi Rama është i sëmurë nga frika e madhe.

Sipas tij, është e qartë për të gjithë që përveç se politikisht vdekja morale e Kryeministrit është një realitet pa kthim.

Për këtë konstatim ai rendit katër pika:

– Kanë vdekur zgjedhjet politike të vetme, që ai organizoi në 25 qershor sepse i bleu droga dhe tani faktet janë sheshit.

– Ka vdekur e gjithë demagogjia skizofrenike për pushtetin e tij gjoja të pastër.

– Ka vdekur shpresa për rilindjen dhe ka rilindur droga si një qeverisje narkoshtërore.

– Ka vdekur e drejta e tij për të folur për shtetin se ky Kryeministër nuk e përfaqëson më atë dhe ka lindur më e fortë se kurrë e drejta morale për ta larguar pa asnjë hezitim atë si kryenarkos.

Vasili thotë se, çdo lloj pallavre që ai bën, shkruan e thotë, duhet përbuzur, refuzuar e neveritur pasi ai thjesht po lufton me frikërat e përgjegjësitë e tij shumë të rënda dhe nuk ka asnjë merak për Shqipërinë pasi siç thotë ai, dihet që e urren atë.

“Frika e tij është pa shërim ashtu si Ledi Makbeth, që u çmend nga gjaku i krimeve në duart e saj”, thotë në mbyllje të qëndrimit të tij Petrit Vasili.

Ky reagim vjen pasi ditën e djeshme dolën përgjimet e dy të arrestuarve në Itali, ku përmendnin emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si të përfshirë dhe ku të ndaluarit thoshin se ai merrte “pjesën” e tij.

Kreu i qeverisë deklaroi lidhur me përgjimet se të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

“Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam -Me shtet, punë, mirëqenie. Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”, deklaroi Kryeministri. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top