Connect with us

Veliaj: Investojmë njësoj në çdo njësi të Tiranës, bëjmë maksimumin për qytetarët

Kuriozitete

Veliaj: Investojmë njësoj në çdo njësi të Tiranës, bëjmë maksimumin për qytetarët

Veliaj: Investojmë njësoj në çdo njësi të Tiranës, bëjmë maksimumin për qytetarët

Bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë një tjetër projekt të madh transformues, i cili prek një hapësirë prej 13.2 ha dhe nga ku përfitojnë rreth 8 mijë banorë, si dhe bizneset që operojnë në zonën e ish “Frigoriferit” në Njësinë 8.

Në nisjen e punimeve mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi se falë këtij investimi i jepet përgjigje një kërkese të përhershme të banorëve të zonës, të cilët edhe pse pak metra larg qendrës, prej vitesh përballen me një infrastrukturë që nuk kishte aspak lidhje me pjesën tjetër të qytetit.

“Jam shumë entuziast që rikthehemi këtu, pak muaj pasi mbaroi fushata e qershorit, ku së bashku me banorët shkelëm këto rrugica, në Rr. “Besa” dhe në disa lagje midis Unazës së Mesme dhe Unazës së Pestë, ose mes zonës së Bregut të Lumit dhe Bulevardit të Ri.

Ne nuk mund të kemi një Tiranë që ecën me dy shpejtësi; një Tiranë që ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme te zona e Pazarit të Ri dhe që ndihet si pjesë e qendrës, europiane, me turizëm, dhe një Tiranë që është me marsh të parë, me ngadalësinë e viteve të fundit të tranzicionit, ku shumë prej ndërtimeve informale apo zonave tregtare, siç është zona e magazinave dhe zona e ish Frigoriferit, kanë ngelur pas dore. Kështu që, sot e rikthejmë Tiranën me të njëjtën shpejtësi”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se ky projekt do t’i japë zonës jo vetëm rrugë e trotuare më të mira, por punimet që po kryhen kanë të njëjtën cilësi me projektet madhore në Tiranë, siç është sheshi “Skënderbej” apo “Bulevardi i Ri”.

“Siç po investojmë me ndriçim LED në Bulevardin kryesor dhe në sheshin “Skënderbej”, do vendosim ndriçim LED edhe këtu; siç do të fusim kabujt në tokë dhe gjithë këtë kukurecin e telave nëntokë në qendër, ashtu do ta bëjmë dhe në periferi, për të punuar me të njëjtën cilësi dhe për të mos iu kthyer disa herë punëve.

Sigurisht, kemi hyrë në stinën e dimrit, në stinën e reshjeve, do të bëjmë maksimumin që aq sa na lejon koha të ecim shpejt këtë vit dhe të përfundojmë në gjysmën e parë të vitit tjetër”, tha Veliaj.

Ai kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve të zonës për vështirësitë që mund të krijohen gjatë zbatimit të projektit, ndërsa bëri të ditur se kjo njësi, ashtu si edhe gjithë njësitë e tjera të Tiranës, do të ketë mundësi që dy vitet e ardhshme të përfitojnë edhe më shumë investime se sa janë bërë në këto dy vitet e para. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top