Connect with us

Veliaj: Ndërtojmë 4 shkolla në vit dhe i japim fund mësimit me dy turne

Kuriozitete

Veliaj: Ndërtojmë 4 shkolla në vit dhe i japim fund mësimit me dy turne

Veliaj: Ndërtojmë 4 shkolla në vit dhe i japim fund mësimit me dy turne

Shkolla 9 vjeçare “Servete Maçi”, e njohur ndryshe edhe si shkolla e muzikës, po rindërtohet nga e para. Pas hapjes këtë vit të pesë shkollave, tre prej të cilave tërësisht të reja, Bashkia e Tiranës nisi rindërtimin nga themelet të shkollës “Servete Maçi”, duke e çuar në 4 numrin e shkollave që janë në proces rindërtimi për këtë vit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se shkolla e re do të vijë me një kapacitet të shtuar, çka do mundësojë dhe dhënien fund të mësimit me dy turne. “Sapo kemi filluar punën për ndoshta shkollën më të bukur në Tiranë. Një projekt fantastik në zonën e Selvisë, që e kthen shkollën “Servete Maçi” në një kantier ndërtimi.

Ka nisur prishja e shkollës së vjetër, një shkollë, e cila është themeluar si Shkolla e Vashave në vitin 1916; pra, pas 101 vjetësh rrëzohet e vjetra për të krijuar të renë, për ta kaluar të gjithë shkollën vetëm me një turn dhe për të përfituar një hapësirë, i cili do të mirëpresë një pafundësi talentesh që vijnë në shkollën e muzikës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se falë këtij investimit shkolla e re do të jetë më e madhe dhe do të krijojë kushtet e nevojshme për të qenë edhe një shkollë që do t’i shërbejë komunitetit të banorëve që jetojnë në atë lagje, për të zhvilluar aktivitete jo shkollore.

“Do të jetë një shkollë komunitare, me palestër, me terrene sportive, me salla takimesh që do të përdoren 24 orë nga i gjithë komuniteti i zonës së Selvisë, 9- Katësheve dhe rrugës së Barrikadave. Mezi pres që të ecim shpejt këto 18 muaj, që në fund të këtij mandati të çelim shkollën e re”, shtoi Veliaj.

Ndërkohë, paralelisht me këto katër shkolla, Veliaj bëri të ditur se këtë vit do të nisë edhe zbatimi i projektit të ndërtimit të 16 shkollave në partneritet me sipërmarrësit privatë, që do t’i japë fund përfundimisht problemit të mësimit me dy turne në Tiranë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top