Connect with us

Vetingu, Rama: Shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie pa korrupsion. Lu: Ditë shprese

Kuriozitete

Vetingu, Rama: Shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie pa korrupsion. Lu: Ditë shprese

Vetingu, Rama: Shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie pa korrupsion. Lu: Ditë shprese

Kryeministri i vendit Edi Rama ka përshëndetur duke uruar inaugurimin e ndërtesës së Vetingut. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri i ka uruar kurajo dhe suksese komisionarëve të vettingut.

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama.

Më herët edhe ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu e ka cilësuar këtë ditë si “ditë shprese” për vendin, ndërsa mori pjesë në ceremoninë e përurimit të godinës së Vettingut.

“Sot është ditë shprese për Shqipërinë. Anë e mbanë botës kemi kaq shumë lajme të këqija dhe sot është një ditë shprese në Shqipëri”, deklaroi ambasadori Lu.

Ndërsa ambasadorja e BE-së Romana Vlahurin u shpreh se: “Jemi të lumtur që sot është inauguruar kjo ndërtesë.

Është një ditë e rëndësishme për të gjithë në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur dhe po shohim edhe një staf të dedikuar në institucionet e vettingut”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top