Connect with us

Vidhnin dhe më pas shisnin sende të ndryshme hidraulike, pranga grupit të hajdutëve

Kuriozitete

Vidhnin dhe më pas shisnin sende të ndryshme hidraulike, pranga grupit të hajdutëve

Vidhnin dhe më pas shisnin sende të ndryshme hidraulike, pranga grupit të hajdutëve

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi janë dokumentar vjedhjet që ata dyshohet se kanë kryer.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ustai” u arrestuan Arnold Tosku, 18 vjeç, Eraldi Hamzallari, 30 vjeç dhe Xh.H., 14 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre erdhi pasi, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta persona mund të kenë kryer.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve A.Tosku, E.Hamzallari, dhe Xh.H., për veprime të mëtejshme hetimore. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top