Connect with us

Vijojnë mbjelljet në liqenin e Farkës, Veliaj: Pemët, paja më e mirë për gjeneratën tjetër

Kuriozitete

Vijojnë mbjelljet në liqenin e Farkës, Veliaj: Pemët, paja më e mirë për gjeneratën tjetër

Vijojnë mbjelljet në liqenin e Farkës, Veliaj: Pemët, paja më e mirë për gjeneratën tjetër

Si pjesë e projektit të Pyllit Orbital, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, me kontributin e një qendre sociale, ka vijuar me mbjelljen e 100 pemëve të tjera në zonën e liqenit të Farkës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi të gjithë ata që iu bashkuan kësaj nisme dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë për t’i lënë gjeneratës së ardhshme një qytet më të mirë dhe më të shëndetshëm.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me miqtë edhe mikeshat nga qendrat sociale. Më vjen mirë që pavarësisht se shumica e atyre që shkojnë në qendrat tona sociale janë në moshë të thyer, ndihen të rinj në shpirt. Besoj se paja më e mirë që i lëmë qytetit, pavarësisht nga mosha jonë, është një qytet më i gjelbër, me më shumë pemë, me më shumë oksigjen”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se falë vëmendjes së kushtuar në këto dy vite në këtë zonë, Parku i Liqenit të Farkës po merr formë të plotë, ku veç mundësive për aktivitete sportive, po krijohet edhe një hapësirë e tërë me pemë dhe bimësi të tjera.

Më tej, ai u shpreh se krahas mundësive rekreative që ofron Parku i Liqenit të Farkës, tashmë falë këtyre investimeve po përfitojnë edhe banorët e zonës nëpërmjet rritjes së vlerës së pronës. “Falë APR-së, në Farkë po zhvillohen edhe aktivitete sportive, të cilat kanë bërë që për gjithë banorët e kësaj zone, që është pjesë tani e Tiranës së madhe, të shtohet edhe vlera e pronës sepse thonë se e kemi shtëpinë te liqeni i Farkës, jo ai i Tiranës”, shtoi Veliaj.

Ai i ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë bizneseve, por edhe atyre individëve që kanë një rast gëzimi që duan ta fiksojnë në memorie, ta bëjnë këtë nëpërmjet dhurimit të një peme për pasurimin e parqeve dhe hapësirave të tjera në qytetet, siç janë lulishtet apo rrugët.

Kryetari i bashkisë bëri të ditur gjithashtu synimin për të vendosur këtë vit një rekord në qytetin e Tiranës sa i përket mbjelljes së pemëve dhe gjelbërimit të qytetit. “Ne duam që ta shfrytëzojmë maksimalisht muajt nëntor, dhjetor, janar, shkurt, mars për t’u siguruar që thyejmë rekordin tonë të 50 mijë pemëve që mbollëm vjet, për të kaluar në 100 mijë pemë sivjet. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm do ta thyejmë këtë rekord dhe do të ndjehemi krenarë që ndoshta nuk bëmë gjithçka, por lamë një qytet më të pastër, më të gjelbër, me më shumë oksigjen”, bëri të ditur kryebashkiaku Veliaj. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top