Vizitohet tek mjeku shqiptar dhe i thotë që ke probleme me veshkat, por kur shkon në Itali habitet nga fjalët e mjekut italian

Emigrantja vjen në Shqipëri për pushime dhe gjatë kohës kur gjendet tek të afërmit e saj papritur i fillon një dhimbje e fortë therëse në shpinë dhe nuk po e kuptonte se nga i vinte dhimbja.

Të nesërmen shkon tek mjeku i familjes.

Pasi bën vizitën ai i thotë se ke veshkën e zvogëluar dhe duhet ta bësh operacion sa me shpejt sepse dhimbjet sa vijnë e do të shtohen.

Pasi mori ilaç për veshkat dhimbjet ishin të njëjta dhe kështu u kthye në Itali pasi mbaroi pushimet dhe ditën tjetër shkoi të bëjë vizitë tek një doktor Italian.

Pasi bëri vizitën, doktori i thotë që nuk ke problem me veshkat, ato i ke në rregull dhe ndaj ilaçet që ke pirë nuk të kanë dhënë asnjë efekt.

`Zonjë ju keni problem me shtyllën kurrizore pasi vuani nga reumatizma dhe ne do të japim një recetë për dhimbjet e shpinës që ju kapin shpesh!`- i tha doktori.

`Pasi mora ilaçet u bëra më mirë dhe dhimbjet m’u qetësuan ndjeshëm`- tha gruaja.

Kështu më ndodhur sa herë që kam bërë ndonjë vizitë në Shqipëri, ilacet mi japin tjetër për tjetër. Kam gjetur rehat kur vizitohem në Itali se më bëjnë derman.