Vizitoren te kopshti zoologjik e ‘lë mendja’, futet tek zona e luanit dhe fillon të kërcejë

Një vizitore tek Kopshti Zoologjik i Bronx-it ka vënë kokën në rrezik dhe është futur në zonën ku endej i lirë një luan.

Duke kaluar gardhin e sigurisë, ajo u fut brenda në zonën e luanit dhe qëndroi përballë tij pa iu dridhur fare qerpiku.

Për fatin e saj të mirë, luani u tregua i ‘sjellshëm’ dhe nuk e lëndoi, madje për çudi ishte goxha i qetë pavarësisht prezencës të së ‘paftuarës’.

Incidenti i frikshëm ka ndodhur të shtunën ndërsa Kopshti Zoologjik ka reaguar një ditë më parë.

Në një deklaratë, zëdhënësi i kopshtit u shpreh:

Ky veprim ishte një shkelje serioze dhe e paligjshme që mund të kishte sjellë plagosje serioze ose vdekje.”
Për habinë e të gjithëve, vizitorja jo vetëm që nuk kishte frikë nga prania e mbretit të xhunglës, por mund të shihet në videon e shpërndarë në rrjet teksa kërcen herë pas here.

Për fat të mirë, ajo doli shëndoshë e mirë nga zona e ndaluar.

Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Vizitoren te kopshti zoologjik e ‘lë mendja’, futet tek zona e luanit dhe fillon të kërcejë on Vidnews.