Connect with us

Votimi në Kuvend për Tahirin, Vasili: Rama në mes të kazanit të trafikantëve, do mbytet

Kuriozitete

Votimi në Kuvend për Tahirin, Vasili: Rama në mes të kazanit të trafikantëve, do mbytet

Votimi në Kuvend për Tahirin, Vasili: Rama në mes të kazanit të trafikantëve, do mbytet

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se me votën që bëri sot mazhoranca për mos arrestimin e Tahirit, Rama do mbytet në kazanin e trafikantëve.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vaili shkruan se kryeministri as del dhe as shpëton dot nga kazani i trafikantëve sepse sipas tij ishte ai që i votoi.

“Kryeministri ne mes te kazanit te trafikanteve, as del dot as shpeton dot,do mbytet……se i votoi”, shkruan Vasili.

Kuvendi i Shqipërisë sot votoi me 75 vota pro dhe 60 kundër, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Tahiri.

Në seancë votimi u bë me elektronikë dhe ishte i hapur, ndërkohë që me 75 vota pro dhe 60 kundër u miratua kontrolli i banesës së tij.

Me shumicë votash u miratua raporti i deputetëve të maxhorancës, anëtarë të komisionit të mandateve, të cilët nuk kërkuan arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon ish-ministrin e Brendshëm për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top