Connect with us

Vrau një person dhe plagosi dy të tjerë, vihet në pranga pas 3 vitesh arrati

Kuriozitete

Vrau një person dhe plagosi dy të tjerë, vihet në pranga pas 3 vitesh arrati

Vrau një person dhe plagosi dy të tjerë, vihet në pranga pas 3 vitesh arrati

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar për vrasje.

Kreshnik Nazëraj, autori i vrasjes në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë në janar të vitit 2014 është vënë në pranga pas tre vitesh arrati.

Ai është arrestuar në qytetin e Durrësit, në ambientet e një pallati, pasi gjykata e Vlorës e ka dënuar me 12 vjet burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 janar të 2014-ës, ku mbeti i vrarë Merdar Binjakaj, dhe u plagos Klodjan Binjakaj dhe Reshat Muskaj.

Sipas policisë së Vlorës, shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë mos shlyerja e një qiraje nga ana e viktimës dhe dy të plagosurve të tjerë, ndaj babait të autorit të krimit.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top