Werder Bremen mëson kundërshtarin për ndeshjen e barazhit

Është mësuar kundërshtari i Werder Bremenit në ndeshjen e barazhit.

Kundërshtar i ekipit të Rashicës për një vend në Bundesliga 1 do të jetë skuadra e Heidenhemit, shkruan Gazeta Olle.

Kjo skuadër është renditur në pozitën e tretë në Bundesliga 2.

Werder Bremeni ndeshjen e parë do e zhvillojë në shtëpi më 2 korrik, kurse ndeshjen e kthimit si mysafirë më 6 korrik.

Në faktë, këto mund të jenë dy ndeshjet e fundit të Milot Rashicës në fanellën e Werder Bremenit, pasi pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës./ Gazeta Olle