Connect with us

Xhafaj 2 orë në takim me ambasadorët e BE: Mbështetje totale, tre prioritet tona

Kuriozitete

Xhafaj 2 orë në takim me ambasadorët e BE: Mbështetje totale, tre prioritet tona

Xhafaj 2 orë në takim me ambasadorët e BE: Mbështetje totale, tre prioritet tona

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian me te cilët ka diskutuar për aksionin “forca e ligjit” i lancuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Vetë Xhafaj ka njoftuar në rrjetin social se nesër prezantohen detaje të strategjisë se re të luftës kundër krimit të organizuar.

Task forca e miratuar edhe nga qeveria që do të jetë strukturë brenda Policisë së Shtetit, sipas ministrit Xhafaj ka mbështetjen e partnerëve europianë dhe atyre amerikanë.

"Dy orë takim konstruktiv me ambasadorët e BE. Prioritet: Lufta kundër krimit të organizuar, Vettingu, Task Forca. Mbështetje totale. faleminderit partnerëve", shkruan Xhafaj në Twitter.

Më tej ai paralajmëron se nesër në rën 10:00 do të bëhet prezantimi i operacionit "Forca e Ligjit".

“.Për më shumë nesër në orën 10:00. Prezantim i Operacionit "Forca e Ligjit në Ministrinë e Brendshme”. shton Xhafaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top