Connect with us

“Xhakuzi i vdekjes”: Kush futet në këtë liqen misterioz nuk del i gjallë (Video)

Video

“Xhakuzi i vdekjes”: Kush futet në këtë liqen misterioz nuk del i gjallë (Video)

Në gjirin meksikan, nën nivelin e detit fshihet liqeni misterioz i cili sipas revistës shkencore “Oceangraph”, ka marrë epitetin “xhakuzi i vdekjes”.

Kushdo që përpiqet të futet brenda do ta paguaj shtrenjtë, thotë profesori Eric Cordes nga Universiteti Temple, transmeton Telegrafi.

“Ky liqen është një nga gjërat më të pabesueshme që mund ta gjejmë në thellësinë e detit. Nëse zhyteni në fund të oqeanit do ta shihni liqenin, kurse pamjet e para ngjasojnë sikur të ishin të ndonjë bote tjetër”, ka shtuar profesori Cordes.

Uji në liqenin brenda detit është rreth pesë herë më i njelmët sesa uji që e rrethon. Përveç kësaj, përmban sasi të madhe të metanit dhe hidrogjenit që në asnjë mënyrë nuk përzihet me ujin e detit.

Të gjithë ata njerëz apo kafshë që do të futeshin për të notuar në këtë liqen, nuk do të mund të mbijetonin për shkak të sasisë së madhe të metanit helmues. Brenda këtij liqeni mund të mbijetojnë vetëm bakteret dhe karkalecat.

Por për shkencëtarët ky liqen toksik është jashtëzakonisht interesant, për faktin se ofron mundësi të pakta për eksplorimin e organizmave të caktuara që mund t’i mbijetojnë vetëm bakteret dhe karkalecat.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top