Xheni e Big Brother jep lajmin e ëmbël

Ish-banorja e “Big Brother”, Xheni Mhillaj ka qenë në vëmendje të mediave së fundmi kur deklaroi hapur lidhjen e re që ka nisur. Madje Xheni mori edhe propozim për martesë nga i dashuri i saj pak ditë më parë.

Xheni ka lënë Italinë për djalin në fjalë i cili është shqiptar, mirëpo identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Ditën e sotme ish-banorja ka dhënë lajmin e ëmbël duke bërë të ditur se së shpejti do bëhet teze. Ajo ka postuar ekografinë e bebes dhe një palë këpucë fëmijësh.

“Tezja mezi të pret”, shkruan Xheni e lumtur për këtë lajm.