Connect with us

Zbulohet 1.2 ton kokainë e fshehur nën tokë, kushtonte 23 milionë paund

Kuriozitete

Zbulohet 1.2 ton kokainë e fshehur nën tokë, kushtonte 23 milionë paund

Zbulohet 1.2 ton kokainë e fshehur nën tokë, kushtonte 23 milionë paund

Policisë spanjolle i është dashur të gërmojë thellë nën tokë për të zbuluar një ngarkesë masive kokaine, në kuadër të një operacioni që ka çuar mes të tjerash në arrestimin e tre shtetasve britanikë.

Agjentët kanë përdorur fillimisht një ekskavator dhe më pas lopata për të gërmuar deri në depozitën nëntokësore, në lokalitetin Zarautz, destinacion i njohur turistik në rajonin bask.

Më pas, një vinç i vogël ka ngritur në sipërfaqe sasinë e paketuar të lëndës narkotike, e cila është peshuar dhe ka rezultuar 1.2 tonë, një nga sasitë më të mëdha të sekuestruara ndonjëherë në territorin spanjoll.

Ndërkohë, dy persona të tjerë, që dyshohet të jenë vendas janë arrestuar bashkë me britanikët, të konsideruar anëtarë të një organizate kriminale e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Sipas hetuesve, shumica e kokainës ishte destinuar për tregun britanik, ku çmimi mesatar për gram është rreth 45 paund. Nga llogaritjet paraprake, fitimet monetare që do të kishin ardhur nga droga me t’u hedhur në treg do të ishte 23 milionë paund.

Ndërkohë, rreth gjysmë ton drogë e klasit A është sekuestruar nga policia iberike teksa po ngarkohej në një kamion të drejtuar nga një shtetas britanik, në një shtëpi mes resorteve turistike Almunecar dhe Salobrena, në Bregun Tropikal, në jug të Granadës.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top