“Zgjohu, do shkosh në shkollë”, ky është 16-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë nga ataku kardiak teksa ishte në gjumë

Një ngjarje tragjike ndodhi në një familje shqiptare në Itali, ku 16-vjeçari Matteo Markui ndërroi je.të në mënyrë të papritur, gjatë mëngjesit të djeshëm.

Adoleshenti, i cili kishte lindur në Itali nga prindër emigrantësh shqiptar, u gjet i paj.etë nga nëna e tij, teksa ishte duke fjetur.

E ëma e adoleshentit shkoi për ta zgjuar nga gjumi, pasi po i bëhej vonë për shkollë.

Sipas mediave italiane, para se të kuptonte që i biri kishte ndërruar j.etë, ajo i kishte thënë:

Matteo, zgjohu, duhet të shkosh në shkollë.”
Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik në provincën e Teramos, ku dhe jetonte familja shqiptare.

Mjekët treguan se adoleshenti shqiptar gëzonte shëndet të plotë dhe nuk kishte shfaqur kurrë probleme shëndetësore, madje as natën e fundit kur ra të flinte.

Sipas mjekëve ligjorë që kanë ekzaminuar trupin e paje.të, 16-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, që ka pësuar kur ishte në gjumë.

Matteo, i cili përshkruhej nga të gjithë si një djalosh plotë energjik, i mbushur me jetë dhe tepër aktiv, studionte gjeometri dhe ishte në vitin e tretë në shkollën e mesme “Vincenzo Moretti”, pranë lagjes në të cilën jetonte.

Vde.kja në gjumë
Para ngjarjeve të tilla, tepër të rëndë, të gjithë shtangim dhe pyesim se si është e mundur që një djalë kaq i ri, 16 vjeçar, me shëndet të plotë, të vde.së nga infarkti në gjumë? Raste të tilla janë tepër të rënda, por jo të pamundura. Vde.kja kardiake e papritur godet zakonisht 1000 të rinj çdo vit në Itali. Viktimat janë nën 35-vjeç dhe përgjithësisht të shëndetshëm.