ZYRTARE: Anulohet turneu më i madh i tenisit në botë

Pas pezullimit të shumë ligave sportive në botë si shkak i koronavirusit, një tjetër garë e madhe është anuluar.

Bëhet fjalë për turneun më të madh të tenisit në botë, Wimbeldon i cili zhvillohet në Britani të Madhe, shkruan Gazeta Olle.

Vendimi u mor ditën e sotme nga bordi drejtues i Klubeve të Hapura të Tenisit (AELTC) dhe Komisioni Menaxhues i Kampionateve, ndërkohë ky turne u shty për në datë 28 qershor deri në 21 korrik 2021.

“Ndjejmë keqardhje të madhe që AELTS vendosi sot të anulojë Kampionatet 2020 për shkak të shqetësimeve që lidhen me shëndetin publik, pas përhapjes së pandemisë koronavirus. Kampionatet numër 134 do të mbahen nga data 28 qershor deri datë 21 korrik 2021,” shkruan faqja zyrtare e Wimbledonit në Twitter.