Connect with us

2 vjet burg për kontrabandimin e një familjeje nga Turqia

Kuriozitete

2 vjet burg për kontrabandimin e një familjeje nga Turqia

Gjykata e gjeti fajtor të akuzuarin Reshat Sele për veprën penale kontrabandim me emigrantë dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe 2.000 euro gjobë.

Reshat Sele akuzohej për kontrabandimin e familjes Satan nga Turqia.

Në të njëjtin proces gjyqësor e akuzuar për të njëjtën vepër penale ishte edhe Nafije Tirana-Gjokiq, e cila u shpall e pafajshme.

Ndërkaq, pala e dëmtuar u udhëzua në kontest civil.

Në bazë të aktakuzës, Sela dhe Gjokiq në bashkëveprim me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme janë marrë me kontrabandim të emigrantëve, ku edhe i kanë dërguar në shtetet e Perëndimit.

Më tej, aktakuza thotë se paraprakisht janë marrë vesh për të sjellë një familje nga Turqia, me ç’rast kanë udhëtuar në Stamboll të Turqisë.

Më pas, sipas sugjerimit të Reshat Selës, më 17 nëntor të vitit 2014 rreth orës 8:30 në Aeroportin “Adem Jashari” është kthyer e akuzuara Gjokiq me njërën pjesë të familjes nga Turqia, gjegjësisht me të dëmtuarën Bariye Satan, me tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa pjesën tjetër të familjes kishte për ta sjellë ditën e nesërme i akuzuari Sela.

Pas hetimit nga Policia e Kosovës, aktakuza bën të ditur se Sela nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim të mëtutjeshëm./Kallxo.com

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top