Kuriozitete
28 vjeçarja me tumor në vezore: Ja çka më shpëtoi jetën..
Një 28 vjeçare angleze thotë se seksi i ka shpëtuar asaj jetën. Ajo quhet Ellie Taylor-Davis dhe ka rrëfyer siç raportojnë mediat britanike, përballjen e saj me kancerin ovarian.
Vajza kishte ndier simptomat e para të sëmundjes seriozre gjatë momenteve intime me të dashurin dhe më vonë e kishte zbuluar sëmundjen pas një vizite tek gjinekologu.
Ellie ka thënë se fillimisht kishte ndjerë diçka të çuditshme gjatë marrëdhënies seksuale, një fakt ky që e bëri të niste kërkimet në internet dhe më pas t’i drejtohej gjinekologut.
28 vjeçarja zbuloi se kishte një tumor 16 centimetra në vezore. E tmerruar pasi mësoi se ç’po ndodhte me të ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit që për pak po i prekte organet e tjera dhe tashmë po shërohet.
Pas kësaj, Ellie vendosi të ndante historinë e saj për të sensibilizuar gratë e tjera mbi kancerin ovarian.
“Unë kurrë nuk do ta kisha kuptuar se diçka po më ndodhte nëse nuk do ta kisha ndjerë atë cist. Seksi më ka shpëtuar jetën dhe jam shumë me fat që jam ende këtu,” ka thënë ajo.