Shëndetësi
4 produket që po na vrasin, kurrë mos i konsumoni këto ushqime
Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një nga problemet më madhore shqetësuese në të gjithë botën. Ushqimet e përpunuara po pushtojnë tregjet. Rreziqet shëndetësore që kanosen nga përdorimi i tyre janë shumë të mëdha.
Ka një listë ushqimesh që duhet të shmangni patjetër nëse dëshironi të mbroni shëndetin tuaj. Ajo përfshin:
Domate të konservuara
Kanaçet me domate të konservuara përmbajnë bisfenol-An, një komponent që lidhet me sëmundjet koronare, diabetin dhe obezitetin. Ndaj, është më mirë të zgjidhni domate të konservuara me shishe qelqi dhe që përbajnë pak natrium apo aditivë të shtuar.
Kokoshka në mikrovalë
Kimikatet, përfshirë acidin perfluoroaktonik (PFOA) gjenden me shumicë në mikrovalë. Ato avullojnë duke hyrë më pas në kokoshka teksa ato gatuhen. Studimet tregojnë se ai lidhet me impotencën tek njerëzit. Ju mund t’i gatuani kokoshkat fare lehtë në një tigan dhe të shmangni shumë rreziqe të shkaktuara nga mikrovala.
Patate joorganike
Për rritjen e tyre përdoren pesticide të shumta. Spërkaten herë pas here dhe kjo bëhet shumë e rrezikshme. Përpiquni t’i zgjidhni ato bio, që të shmangni çdo shqetësim të mundshëm. Kjo mund t’ju rëndojë kuletën, por ju mbron shëndetin.
Qumësht i prodhuar me hormone
Lopët ushqehen me hormone për t’u rritur dhe për të prodhuar qumësht. Kjo mund të nxisë edhe kontaminimin e mishit. Përzgjidhni qumështin ku shkruan ‘pa Rbgh’.