Connect with us

Një ngjarje e bukur në Tiranë Një vit pa u parë me të dashurën, i riu e pret me propozim për martesë në aeroport (VIDEO)

Kuriozitete

Një ngjarje e bukur në Tiranë Një vit pa u parë me të dashurën, i riu e pret me propozim për martesë në aeroport (VIDEO)

Eh dashuria! Nëse e keni dike që e doni shumë, por keni frikë të ndërmerrni hapin e madh të jetës, martesën, shikoni këtë video, janë momente emocionuese.

Eh kush nuk do e donte një propozim të tillë, një surprizë që të bën të derdhësh lot gëzimi, të thuash “në dreq gjithçka”, lumturia qëndron mbi paranë, mbi makinat luksoze, ndjenjat e sinqerta janë ato që të udhëheqin në jetë dhe të mbajnë me shpresë se një ditë akoma më e bukur do të vijë.

Djali që ka organizuar gjithçka, pas një viti distancë nga e dashura e tij sepse të dy jetonin jashtë Shqipërisë, por në vende të ndryshme, zgjodhi që në pikën e tyre të takimit, t’i bënte këtë surprizë vajzës së zemrës pas një periudhe të gjatë larg njëri-tjetrit.
“Marry me” ishte togfjalëshi që shpjegonte gjithçka, lule, dekorim me ngjyra, trëndafila, fytyra të qeshura dhe mbi të gjitha edhe dielli i ishte bashkuar gëzimit të tyre.

Lot, emocione, gëzim, janë këto fjalët që shpjegon kjo video me pamje që janë publikuar në portalin Lajme Javore.

 

https://youtu.be/o9TV99lOD_o

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top