Kuriozitete
I vdiq gruaja, ja çfarë bëri ai për nder të saj (Foto)
Kur Janet Howes vdiq papritur 17 vite më parë, burri i saj i devotshëm Winston vendosi të krijonte diçka për nder të saj.
Bujku mbolli mijëra pemë në fushën mbrapa shtëpisë së tij në Angli – por la një zonë në formë zemre në mes, të drejtuar nga shtëpia e fëmijërisë së gruas së tij.
Dhe siç tregojnë fotografitë më poshtë, gjesti i tij romantik tani ka marrë formë të përsosur pas rritjes së pemëve, transmeton Gazeta Express.
Tani kjo është një oazë në të cilën Winston ulet dhe kalon kohën e tij duke e kujtuar atë.